Zjarret/ Balla: Kush ndez zjarret, do të ketë dënim ekzemplar

Zjarret/ Balla: Kush ndez zjarret, do të ketë dënim ekzemplar

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar nga Lushnja lidhur me rastet e aktivizimit të zjarreve në vend. Ai është shprehur se kushdo që përfshihet në ngjarje të tilla, do të ketë dënim ekzemplar. Sipas Ballës, zjarrvënia është një vepër e rëndë penale, ndërsa ka theksuar se policia tashmë ka identifikuar, ndaluar dhe shpallur në kërkim një numër të konsiderueshëm personash të përfshirë në zjarrvënie. “Gjithkush që përfshihet në zjarrvënie duhet të kuptojë që kjo është një vepër e rëndë penale. Në shumë zona policia ka identifikuar, ndaluar dhe shpallur në kërkim një numër të konsiderueshëm personash të përfshirë në zjarrvënie dhe të gjitha rastet janë referuar në Prokurori. Thirrja ime është që çdokush duhet të kuptojë që ne do të jemi shumë të ashpër për këdo që do të përfshihet në zjarrvënie dhe dënimet do të jenë ekzemplare”, tha Balla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy