Me armë në makinë me targa false dhe pa leje drejtimi, në pranga dy adoleshentë

Me armë në makinë me targa false dhe pa leje drejtimi, në pranga dy adoleshentë

Dy të rinj kanë përfunduar në prangat e policisë Durrës pasi janë kapur me kallashnikov, pushkë dhe municion luftarak në makinë  të cilën e drejtonin pa leje.

Në zbatim të Planit të Masave nga Drejtoria e Përgjithshme së Shtetit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se dy persona qarkullonin me armë zjarri në qytetin e Durrësit, shërbimet e Policisë mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.17, Durrës, në rrugën "Vllazërimi", kanë ndaluar mjetin tip "Benz" e cila dispononte targa të një automjeti tjetër, me drejtues shtetasin M. A., (i cili drejtonte mjetin pa leje drejtimi) dhe pasagjer shtetasin E. N.

Gjatë kontrollit të kryer në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov, 1 krëhër me 10 fishekë, 1 pushkë si dhe automjetin me të cilin këta shtetas po lëviznin.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë për veprat penale "Drejtimi mjetin në mënyrë të parregullt" dhe "Armëmbajtja  pa leje" shtetasin M. A., 17 vjeç dhe për veprën penale "Armëmbajtja pa leje" shtetasin E. N., 17 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy