
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e Policisë. Strukturat e DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe ndaluan një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”.
Në pranga ka rënë Bujar Agolli, 57 vjeç banues në Lushnje dhe pritet që të ekstradohet drejt Italisë.
Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar me 8 vjet burg, për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”.
Ky shtetas duke qenë drejtues i një organizate kriminale ka trafikuar sasi të mëdha lëndë narkotike kokainë, heroinë dhe cannabis sativa nga Hollanda, Belgjika dhe Shqipëria në drejtim të Italisë.
Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Roma, vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.



