Një vatër e re zjarri është aktivizuar pak minuta më parë në fshatin Shijon të Elbasanit, shumë pranë banesave, ku dy prej tyre rrezikohen të përfshihen nga flakët. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po mundohen të shuajnë zjarrin.



