
Si pasojë e rrjedhjes së gazit në fabrikë në jug të Indisë, kanë ndërruar jetë 9 persona kurse qindra të tjerë ka përfunduar në spitale.
Gjendja e personave që janë dërguar në spital raportohet se është e rëndë. Mjekët kanë thënë se pacientët janë duke u ankuar për djegie në sy dhe probleme me frymëmarrjen.

Gazi ka rrjedhur në shtetin Andhra Pradesh në fabrikën e kompanisë, LG Polymers. Ai ka rrjedhur nga dy rezervuarë me 5000 ton që ishin të pambikëqyrur për shkak të bllokimit nga koronavirusi.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme, ku banorët që ndodheshin afër fabrikës ishin në gjumë, tha një zyrtar lokal në shtetin Andra Pradesh.
Swarupa Rani, një polic në Visakhapatnam, tha se të paktën nëntë njerëz kishin vdekur dhe rreth 300-400 ishin shtruar në spital, kurse 1500 të tjerë ishin evakuuar, nga një fshat fqinj.
Ndërkaq ministri për industri shtetërore, Goutam Reddy ka deklaruar për BBC-në se fabrika nuk ka ndjekur procedurat e udhëzimet e dhëna për rihapje.
Kujtojmë se India ka histori tragjike me rrjedhje të tilla të gazit.



