Kanosi me armë zjarri dhe thikë dy persona, arrestohet 35-vjeçari në Gramsh

Kanosi me armë zjarri dhe thikë dy persona, arrestohet 35-vjeçari në Gramsh

Policia e Gramshit ka arrestuar në flagrancë një 35-vjeçar me iniciale E. M. Pasi ka kanosur me armë zjarri dhe thikë dy persona të tjerë.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Duzhë, ditën e djeshme dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri (pushkë), një sasi municioni luftarak dhe 1 thikë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: Gramsh

Parandalohet nga Policia, përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti për motive të dobëta.

Arrestohet në flagrancë 35-vjeçari që kanosi me armë zjarri dhe me thikë, 2 shtetas të tjerë.

Sekuestrohen arma e zjarrit dhe thika.

Ditën e djeshme është marrë njoftim se në fshatin Duzhë, Gramsh, shtetasi E. M. po konfliktohej me shtetasit I. Ll. dhe A. Z., për motive të dobëta dhe gjatë konfliktit, shtetasi E. M. i kishte kanosur me armë zjarri dhe mjet prerës (thikë), këta 2 shtetas.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 35 vjeç, për veprat penale “Kanosja”, "Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta".

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri (pushkë), një sasi municioni luftarak dhe 1 thikë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy