
Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjn e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, ndërsa si pasojë janë lënduar dy persona.
Sipas informacioneve nga policia, mësohet se fillimisht janë përplasur mjeti tip “Mercedes” me targe AA 699 AR me “Pasatt-in” me targë AA 008 DB, ndërsa një qytetar i cili është afruar për të parë aksidentin i ka prerë rrugën një makine tip Renault AA 285 PX, e cila po udhëtonte në drejtim të Fushë-Krujës.
Si pasojë janë plagosur shtetasi Ramazan Xeka, këmbësori dhe Blerina Kaçorri pasagjere në mjetin tip “Benz”. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën mjekësore.



