Aksident në Lushnjë/ Mjeti që drejtohej nga 81-vjeçari përplaset me trafikndarësen, plagosen dy të moshuarit

Aksident në Lushnjë/ Mjeti që drejtohej nga 81-vjeçari përplaset me trafikndarësen, plagosen dy të moshuarit

Një aksident automobilistik është regjistruar në aksin Plug-Savër të Lushnjës ku për pasojë kanë mbetur të plagosur një çift të moshuarisht.

Mësohet se Arqile dhe Olimbi Gjini, 81 dhe 80 vjeç banues në lagjen Kastriot në Fier ndërkohë që po shkonin nga Tirana drejt qytetit të tyre janë përplasur me trafik ndarësen e rrugës, ndërkohë që makina e tyre Ford Fiesta ka përfunduar e shkatërruar në mes të rrugës.

Bëhet me dije se e moshuara, Olimbi Gjini ka marrë plagë të rënda. Sipas raportimeve burrë dhe grua janë marrë me ambulanca të ndryshme dhe janë dërguar në spitalin e Lushnjës për ndihmë mjekësore.

Sipas policisë  dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara nga 81 vjeçari, i cili ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur fort me barrierat prej betoni .

Policia po vijon hetimet për ta zbardhur plotësisht ngjarjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy