
Aksioni i Policisë së Shtetit për çmontimin e kamerave të sigurisë është zhvilluar edhe në qytetin e Bilishtit. Sipas informacioneve, mësohet se operacioni u zhvillua edhe në fshatin Baban, ndërsa janë sekuestruar kamera që dyshhet se u përkasin dy shtetasve me preçedentë penalë.
Nga kontrolli i komisariatit të këtij rrethi, në vijim të operacionit "Fijet", u konstatuan kamera në banesat e shtetasve Andrea Bleta në fshatin Baban, dhe Sokol Anxhi në Bilisht. Të dy shtetasit janë me preçedentë në fushën e narkotikëve, ndërsa Sokol Anxhi mësohet se vuan masën e “Arrestit të shtëpisë”.
Dyshohet se kamerat janë vendosur për të monitoruar lëvizjet lidhur me këtë aktivitet. Deri më tani, konfirmohen 2 kamera të sekuestruara ndërsa do të vijohet me kontrolle edhe në ditët në vazhdim.



