Nga lumi Osum në fshatin Sheq të Beratit është nxjerrë një trup i pajetë i një gruaje. Mësohet se kufoma i përket një gruaje të moshës 50 vjeç, që nuk është identifikuar ende.
Trupin e ka në pikasur banorët e zonës, që mendojnë se dallgët e lumit e kanë sjellë aty, nga një tjetër zonë. 10 ditë më parë është denoncuar nga një familje e fshatit Uznovë për humbjen e një gruaje rreth moshës 50- vjecare.
Aktualisht po punohet për identifikimin e kufomës dhe për të parë nëse ka lidhje me gruan e humbur që është denoncuar.



