
Shoferi kosovar, i cili shkaktoi aksidentin tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë, ku humbën jetën 10 persona që po vinin në Kosovë i është shtyrë paraburgimi edhe për 2 muaj të tjerë.
Avokati i tij, Igor Cisper tha se vendimi u mor nga gjykata për shkak të mundësisë së arratisjes së shoferit, shkruan mediumi kroate ’24 Sata’.
Gjatë një komunikimi me avokatin Cisper, ky i fundit njoftoi se i ofroi garanci gjykatës një shumë prej rreth 15 mijë euro për mos-arratisjen e shoferit. Ai tha se klienti i tij nuk po ndihet mirë.
Ne ofruam garanci prej 100,000 kuna (13,300 euro) por gjykata nuk e pranoi shumën. Klienti im bisedon me familjen e tij në Kosovë çdo ditë, por nuk është aspak mire.
Avokati theksoi se janë në pritje të një ekspertize të trafikut, në mënyrë që të vërtetohen më tej faktet.
Në autostradën e Slavonski Brodit, autobusi që po vinte nga Gjermania dhe destinacion kishte Kosovën, pësoi vetaksident, ku mbetën të vdekur 10 kosovarë dhe 45 prej tyre pësuan lëndime trupore.



