Dhunoi nënën, pranga 30-vjeçarit në Fier

Dhunoi nënën, pranga 30-vjeçarit në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë dy pesona pasi kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre. Y. R., 41 vjeç, banues në Kashishtë, Fier, ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe R. M., 30 vjeç, banues në Fier, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Po ashtu bëhet me dije se ëhstë proceduar penalisht dy të tjerë.

Ndërkohë policia e Dibjakës ka arrestuar  G. Gj., 37 vjeç, banues në Remas, Divjakë, pasi për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur shtetasin M. K., 29 vjeç, dhe i ka marë aparatin celular.

Njoftimi i plotë: DVP Fier,Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

 Y. R., 41 vjeç, banues në Kashishtë, Fier, pasi ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

R. M., 30 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Po nga këto struktura u proceduan penalisht shtetasit:A. K., 41 vjeç, banues në Fier, për veprën penale "Vetëgjyqësia" pasi ka tentuar të vëri në punë një fabrikë pa marrëveshje me bankën, në të cilën është bashkëpronar me bankën.

D. M., 41 vjeç, banues në Fier, pasi ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin F. Ç., 52 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan shtetasin G. Gj., 37 vjeç, banues në Remas, Divjakë, pasi për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur shtetasin M. K., 29 vjeç, dhe i ka marë aparatin celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy