Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot.
Një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Mësohet se viktima ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur për vdekje nga makina.
Ende nuk është bërë i ditur identiteti i tij, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka filluar hetimet për të zbuluar shkaqet e plota të ngjarjes.



