Sherr me grushta dhe ofendime, procedohet një 57-vjeçar dhe dy gra

Sherr me grushta dhe ofendime, procedohet një 57-vjeçar dhe dy gra

Një 57-vjeçar u procedua penalisht në Vlorë pasi goditi disa herë me grushta në fytyrë një 50-vjeçar duke e lënë të plagosur. Ndërkaq po hetohen edhe dy shtetase V. G., 43 vjeçe dhe S. G., 19 vjeçe pasi kanë goditur dhe ofenduar me fjalë të rënda shtetasen M. J., 15 vjeçe dhe nënën e saj.

NJOFTIMI

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasit:

- L. D., 57 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje", pasi ka bërë kallëzim shtetasi Xh. S., 50 vjeç, banues në Vlorë, duke pretenduar se 57-vjeçari e ka goditur disa herë me grushta në fytyrë.

- V. G., 43 vjeçe dhe S. G., 19 vjeçe, pasi kanë goditur dhe ofenduar me fjalë të rënda shtetasen M. J., 15 vjeçe dhe nënën e saj, duke i shkaktuar 15-vjeçares një gjëndje të rënduar psikologjike dhe për pasojë ajo ka konsumuar një sasi medikamentesh mjekësore. Shtetasja M. J. ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy