Kanos me armë kushëririn, ndërhyrja e policisë parandalon përshkallëzimin e konfliktit në periferi të Tiranës

Kanos me armë kushëririn, ndërhyrja e policisë parandalon përshkallëzimin e konfliktit në periferi të Tiranës

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në Tiranë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Dorëz, një shtetas, kishte kanosur me armë zjarri një shtetas tjetër kushëri i tij, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit policor të koduar “Dorëz”.

Si rezultat, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit B. K., 40 vjeç, banues në Pezë të Madhe, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri pushkë, shtetasin B. K., kushëri i tij.

Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të policisë, 40-vjeçari ka tentuar ta fshehë armën e zjarrit pushkë, në afërsi të banesës së tij, por ajo është gjetur nga ana e uniformave blu dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Lidhur me këtë rast materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy