
Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka informuar së fundmi lidhur me situatën në vend në kushtet e motit me temperatura të ulëta dhe reshje dëbore.
ARRSH bën të ditur se nuk ka pasur probleme me qarkullimin në akset rrugore të vendit, edhe pse temperaturat në zonat malore sot kanë arritur deri në -20°C.
Sipas tyre, qarkullimi në disa akse rrugore më të vështira, bëhet me zinxhirë.
“Gjatë natës ka pasur temperatura nën 0°C në të gjithë vendin, në zonat malore kanë arritur deri në -20°C pa krijuar probleme me qarkullimin e mjeteve
Kontraktorët me mjetet borëpastruese kanë qenë në terren kanë bërë shpërndarjen e kripës në të gjitha akset nacionale për të evituar ngricat
Në akset Qafë-Thore Theth dhe Kukës-Shishtavec qarkullimi bëhet me zinxhirë, po punohet për pastrimin nga dëbora
Drejtuesit e mjeteve, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore



