Konfirmohen në detyrë prokurori i Tiranës, Valentin Preçi dhe prokurorja e Elbasanit, Zena Lila

Konfirmohen në detyrë prokurori i Tiranës, Valentin Preçi dhe prokurorja e Elbasanit, Zena Lila

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot konfirmimin në detyrë për subjektin e rivlerësimit, Valentin Preçi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Juridiksioni i Përgjithshëm, Tiranë.

Trupa e KPK e përbërë nga Firdes Shuli kryesuese, Xhensila Pine relatore dhe Olsi Komici anëtar vendosi ta kalojë në 3 shtyllat e vlerësimit prokurorin Preçi, kriterin financiar, atë profesional dhe pastërtinë e figurës.

Valentin Preçi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe punon prej gati dy dekadash si prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës.

Poashtu Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot konfirmimin në detyrë për subjektin e rivlerësimit, Zena Lila, prokurore pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Në seancën dëgjimore për procesin e saj të rivlerësimit të zhvilluar më 13 dhjetor Prokurorja e Elbasanit, Zena Lila nuk u paraqit në KPK, teksa u përfaqësua prej avokatit Fatmir Lushi.

Zena Lila përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe punon prej dy dekadash si prokurore në Prokurorinë e Elbasanit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy