
Policia e Fierit bën të ditur se si rezultat i ndezjes së zjarrit nga pakujdesia në fshatrat Kurjan dhe Gradishtë të qarkut Fier, janë djegur sipërfaqe toke e mbjellë me vreshta.
Si rezultat i veprimeve hetimore, janë identifikuar dy autorët e dyshuar dhe janë referuar materialet procedurale në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për ta, konkretisht për:
-shtetasin I. P., 52 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Divjakë, pasi nga pakujdesia, ka ndezur zjarr në tokën e tij, dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me vreshta, në pronësi të një shtetasi tjetër;
-shtetasin N. I., banues në fshatin Kurjan, Fier, pasi nga pakujdesia, ka ndezur zjarr në tokën e tij, dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me ullinj, në pronësi të një shtetasi tjetër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.



