Armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 57-vjeçari në Vorë

Armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 57-vjeçari në Vorë

Policia e Vorës ka arrestuar një 57-vjeçar me iniciale Xh. P., pasi i gjetën armë zjarri pushkë dhe municion luftarak në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë: Vorë

Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Vorë, operacioni policor i koduar “Rifle”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Iu gjetën armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, në banesë, arrestohet në flagrancë 57-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Rifle”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. P., 57 vjeç, banues në Picar, Vorë.

Gjatë kontrollit në banesën e 57-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pushkë, një krehër dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy