Vrasjet e aktivistëve mjedisorë janë dyfishuar në 15 vjet

Vrasjet e aktivistëve mjedisorë janë dyfishuar në 15 vjet

Vrasjet e mbrojtësve të mjedisit janë dyfishuar gjatë 15 viteve të fundit dhe kanë arritur nivele që zakonisht shoqërohen me zona të luftës. Sipas një studimi, vrasjet e aktivistëve janë të përqendruara në në vendet me korrupsionin më të keq dhe ligjet më të dobëta.

Të paktën 1 558 njerëz në 50 shtete u vranë midis 2002 dhe 2017 ndërsa përpiqeshin të mbronin tokën e tyre, ujin ose jetën e egër lokale, thotë analiza, e cila llogarit se numri i vdekjeve është gati sa gjysma e trupave amerikane të vrarë në Irak dhe Afganistan që nga viti 2001.

Shkalla e vdekjeve në këtë periudhë u rrit nga dy në katër në javë. Sipas autorëve të studimit, kjo i atribuohet rritjes së stresit mjedisor, pasi kërkesa globale për burime po i shtyn minierat, bujqësinë dhe industritë e tjera nxjerrëse në rajone gjithnjë e më të largëta.

Studimi, i botuar në “Nature Sustainability”, përpiqet të identifikojë shtytësit më të rëndësishëm për vrasjet e mbrojtësve të mjedisit dhe tokës.

Pothuajse të gjitha vrasjet ndodhin në vendet që shënuan nivelin më të ulët për korrupsionin, të drejtat themelore, fuqitë qeveritare, transparencën dhe mbikëqyrjen ligjore. Shumica e tyre ndodhin në vendet tropikale dhe subtropikale, veçanërisht në Amerikën Qendrore dhe Jugore. /The Guardian/

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy