I dënuar për kalim klandestinësh, kapet në Tiranë i shpalluri në kërkim

I dënuar për kalim klandestinësh, kapet në Tiranë i shpalluri në kërkim

Një operacion i policisë së Tiranës i koduar “Circle” ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Si rezultat i këtij operacioni, në vendin e quajtur “2 Rrathët”, në Unazën e Re, u bë kapja dhe arrestimi i Alban Mija, 26 vjeç, banues në Kamzë.

26-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Gjirokastrës, me vendimin e datës 16 dhjetor 2020, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

26-vjeçari iu dorëzua Policisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy