Lëndë plasëse në derën e një banese në Mjull-Bathore, shkaktohen dëme materiale

Lëndë plasëse në derën e një banese në Mjull-Bathore, shkaktohen dëme materiale

Një shpërthim është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës në zonën e Mjull-Bathores, në Tiranë.

Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 04:45 në rrugën “Haki Husha”, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në portën e jashtme të banesës së shtetasit D. S.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, pa të lënduar në njerëz.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy