15-vjeçari humb jetën në pishinë në Gjirokastër/ Qirko: Dyshohet se nuk dinte mirë not. Në hetim edhe kushtet e sigurisë (VIDEO)

15-vjeçari humb jetën në pishinë në Gjirokastër/ Qirko: Dyshohet se nuk dinte mirë not. Në hetim edhe kushtet e sigurisë (VIDEO)

Një 15-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të mërkure në një pishinë private në Gjirokastër.

 

Sipas informacioneve paraprake, viktima është Arbër Peçi, 15 vjeç, i cili frekuentonte pishinën së bashku me shokët e tij.

 

Gazetarja e MCN TV në Gjirokastër, Jonida Qirko, raportoi se një nga pistat që po hetohet është mundësia që i mituri të mos ketë ditur mirë not. 

 

Një nga pistat që po hetohet është mundësia që i mituri të mos ketë ditur mirë not. 

 

 

I mituri është gjetur pa shenja jete në ujë nga shokët, ndërsa pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, nuk ka mundur të mbijetojë.

 

Gjithashtu, po verifikohet nëse në momentin e ngjarjes ka pasur personel të specializuar për mbikëqyrjen e frekuentuesve dhe për ndërhyrje në raste emergjente.

 

Sipas dëshmive të para të mbledhura nga grupi hetimor, po shqyrtohen të gjitha rrethanat që mund të kenë çuar në humbjen e jetës së të miturit.

 Hetimet do të përcaktojnë nëse bëhet fjalë për mbytje aksidentale apo nëse ka pasur edhe probleme të tjera shëndetësore që mund të kenë ndikuar në ngjarje.

 

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se po verifikohen gjithashtu kushtet e sigurisë në pishinë, përfshirë mospraninë e personelit të kualifikuar për raste emergjente dhe masat e marra për mbikëqyrjen e të miturve në zonat me thellësi.

 

Për sqarimin e plotë të ngjarjes janë shoqëruar dhe po pyeten disa persona, mes tyre edhe administratori i pishinës. 

Ndërkohë, pritet rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore, e cila do të ndihmojë në përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy