
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë Arbana Selmanajn, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
Arbana Selmanaj, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë u përball me Vetingun më 13 dhjetor 2021 për tri kriteret e vlerësimit, ligjshmërinë e pasurisë si dhe kriterin etik dhe profesional.
Trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Firdes Shuli, Suela Zhegu, pasi analizoi provat dhe faktet vendosi, konfirmimin në detyrë të Arbana Selmanajt, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
Arbana Selmanaj i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2007 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Durrësit, u emërua gjyqtare në Gjykatën e Pukës. Prej vitit 2011, Selmanaj e ushtron funksionin pranë Gjykatës së Rrethit Vlorë.



