Vihet në pranga përgjegjësi i objektit të firmës që po kryente punime në autostradën Tiranë-Durrës, ku dje u përplas për vdekje një punonjës i saj. Policia ka arrestuar Abas Ndregjonin, 62 vjeç, banues në Tiranë, përgjegjësi i objektit të firmës, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit: - F. D., 64 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtues Teknik i firmës; XH. N, 47, vjeç, banues në Tiranë, pronar i firmës.
Arrestimi i Ndregjonit dhe nisja e procedimit penal për të tjerët u bë pasi më datë 15.11.2016, Abas Ndregjoni sëbashku me punëtorët e firmës ka qenë duke kryer punime në superstradën Durrës-Tiranë, pa marrë masat mbrojtëse, duke mos vendosur sinjalistikë rrugore për mbrojtjen e punëtorëve në rrugë, e si shkak i kësaj ka ndodhur aksidentimi me pasojë vdekjen e njërit prej punëtorëve, të shtetasit Hasan Fjolla, nga automjeti i markës "Mercedes Benz", që drejtohej nga shtetasi Ismet Neziraj, 51 vjeç, banues në Malësi të Madhe, i cili gjithashtu është arrestuar në flagrancë.
Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë" dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".



