
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 6 vite burg të Vladimir Gjutës, pasi kundërshtoi punonjësit e Policisë së Burgjeve teksa shoqërohej nga këta të fundit.
Akuza që rëndon ndaj Gjutës është ajo e “goditjes për shkak të detyrës” ndaj punonjësve të policisë. Kujtojmë se ngjarja në fjalë ka ndodhur në muajin prill të vitit të kaluar.
Ndërkohë, pak ditë më parë Gjykata e Tiranës e dënoi Vladimir Gjutën pasi u kap me armë pranë selisë së Partisë Socialiste. Atë kohë, u pretendua se Gjuta do të kryente ndonjë atentat ndaj kryesocialistit Edi Rama.



