Dëshmorë në kohë paqeje/ Numri më i lartë i policëve të rënë në detyrë nga 1990

Dëshmorë në kohë paqeje/ Numri më i lartë i policëve të rënë në detyrë nga 1990

Enea Mekolli 34 vjeçar është ylli i 232 që i shtohet murit të dëshmorëve dhe pllakatës së emrave në Ministrinë e Brendshme dhe Akademinë e Sigurisë.

 

Mëngjesi i 4 prillit 2026 nuk do të ishte dita ideale e tij e punës por do të mbetet përjetësisht si dita kur ai dhe efektivë në uniformë betohen se japin jetën për atdheun sigurinë dhe rendin.

 

Operacioni për kapjen e një personi të kërkuar do të finalizohej tragjikisht me një viktimë dhe dy të plagosur në Lozhan të Korçës.

 

Enea Mekolli humbi jetën teksa u përballë me agresorin, kolegu i tij, Edison Adri, u plagos e po ashtu i plagosur mbeti edhe autori Violand Braçellari, 46 vjeç.

 

Braçellari, një emër i njohur për policinë kriminale të Korçës si dhe Repartin Renea, të cilit i kishte shpëtuar disa herë.

 

Por askush nuk dinte asgjë për vendodhjen e tij, edhe pse ishte në TopListën e të kërkuarve nga Policia e Korçës.

 

Asnjë gjurmë dhe asnjë lëvizje e tij e dokumentuar deri më datë 3 prill 2026, kur një telefonatë alarmoi policinë.

 

Dëshmia se një qytetar me profesion bari ishte dhunuar, bëri që policia e Korçës të rikujtohej se ka ende të paarrestuar një person të rrezikshëm, një person të dënuar dhe që mbi 9 vite do duhet t’i kalonte në burg.

 

Kjo telefonatë zbuloi se dhunues ishte pikërisht personi që kishte mundur t’i shmangej edhe arrestimit të Reneas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy