Qindra qytetarë rusë janë mbledhur në Moskë në një tubim paqësor në kujtim të liderit të opozitës ruse Boris Nemtsov, i vrarë pesë vjet më parë.
Në fillim të javës, aleatët perëndimorë, duke kujtuar përvjetorin e vrasjes së Nemtsov, u bënë thirrje autoriteteve të gjejnë emrin e atij që fshihet pas vrasjes.
Nemotsov, një ish-deputet, guvernator dhe zv.kryeministër rus u qëllua për vdekje pranë Kremlinit më 27 shkurt të 2015-s.
55-vjeçari u shndërrua në lider të opozitës dhe një kritik i zëshëm i Presidentit Vladimir Putin. Në kohën e vdekjes së tij, ai ishte duke punuar rreth një raporti hetimor për përfshirjen ushtarake ruse në Ukrainë.
Në mesin e personave që kryenin homazhet për të ndjerin kishte dhe diplomatë francezë, britanikë dhe amerikanë.
Pesë persona janë dënuar me 11 deri 19 vite burgim për atentatin, por personi që ka urdhëruar vrasjen endet i lirë teksa hetimet kanë ngecur.
Sipas një raporti të OSBE-së të publikuar të enjten, pesë vite pas vrasjes, “nuk është konfirmuar ende motivi i vrasjes”.



