Urdhër arreste nga SPAK/ RENEA zbarkon në Elbasan, pritet goditja e grupeve kriminale (Video)

Urdhër arreste nga SPAK/ RENEA zbarkon në Elbasan, pritet goditja e grupeve kriminale (Video)

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, forcat RENEA kanë zbarkuar në qytetin e Elbasanit.

MCN TV mëson se me urdhër të Prokurorisë së Posaçme janë rreth 10 persona të cilët priten të arrestohen në qytetin e Elbasanit.

Bëhet e ditur se dëshmia e dhënë nga Nuredin Dumani pas arrestimit te tij ka ngritur më shumë se 30 urdhra ndalimi të lëshuar nga SPAK.

Dosja shumë voluminoze është dërguar në SPAK nga Prokuroria e Elbasanit ku shpalli mos kompetencë duke dërguar dosjen ne SPAK për hetime të mëtejshme.

RENEA ka nisur arrestimet herët në mëngjes, ku ende është duke vazhduar operacioni. Personat të cilët janë të arrestuar janë të dyshuar si anëtarë të grupeve kriminale që drejtojnë qytetin e Elbasanit.

Mes personave që pritet të ndalohen janë dhe disa oficerë të cilët dyshohen se kanë bashkëpunuar me grupet kriminale, duke shpërdoruar detyrën.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy