Rasti “Shuplakat”/ Gruevski dënohet me një vit e 6 muaj burg

Rasti “Shuplakat”/ Gruevski dënohet me një vit e 6 muaj burg

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nicola Gruevski, dhe ish-ministri Mile Janakieski shpallen fajtorë për rastin “Shuplakat”.

Gruevski dënohet me një vjet e gjysmë burg, derisa ish-ministri Mile Janakieski dënohet më një vit burg me kusht, në rast se në katër vitet e ardhshme nuk e përsërit veprën.

Për veprën e njëjtë dënohen me kusht edhe Aleksandar Trajkovski, Darko Stojqevski, Daniell Trifunovski. Të lartpërmendurit dënohen më 9 muaj me kusht në rast se në tre vitet e ardhshme nuk do ta përsërisin të njëjtën vepër.

Ndërsa me 6 muaj burg me kusht, në rast se brenda 2 viteve nuk e përsërisin veprën e njëjtë dënohen Trajçe Petkovski, Igor Boshkovski.

Katër të fundit kanë rrënuar rrethojën e Komunës dhe kanë filluar të gjuajnë me lëndë të forta në drejtim të sallës ku zhvillohej mbledhja e Këshillit Komunal.

Është thyer edhe dera e hyrjes e barakës ku ka qenë e vendosur salla ku është zhvilluar mbledhja e Këshillit.

Gjykimi për rastin “Shuplaka në Qendër” filloi katër vjet më parë. Dy të pandehur e pranuan fajin, njërit iu dha një dënim me kusht. Kundër Daniela Rangelova dhe dy të tjerëve, aktakuza është tërhequr ndërsa Nikolla Gruevski është në arrati.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy