Një 53-vjeçar u vu në pranga nga policia e Vlorës me akuzën e dhunës në familje.
I arrestuari është shtetasi Harilla Balli, banues në fshatin Zvërnec.
Sipas policisë, Balli për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së vëllait të tij, shtetases Dh.B., 56 vjeçe, e cila për pasojë të dëmtimeve të marra ndodhet në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Dhunë në familje”.



