Zjarri përfshin sipërfaqe me shkurre në autostradën Lezhë–Milot, digjet pjesërisht lokali i dasmave (VIDEO)

Zjarri përfshin sipërfaqe me shkurre në autostradën Lezhë–Milot, digjet pjesërisht lokali i dasmave (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe ferra pranë një zone të banuar, në anë të superstradës Lezhë–Milot, pranë fshatit Markatomaj. 

 Për shkak të erës dhe temperaturave te larta, zjarri iu afrua zonës së banuar, duke përfshirë edhe një prej restorant te njohur dasmash. 

Lokali pësoi dëme të konsiderueshme, ndërsa pamjet tregojnë se pjesë të fasadës dhe ambiente të tjera janë përfshirë nga flakët. 

Për shuarjen e flakëve u angazhuan forca të shumta zjarrfikëse nga Lezha dhe njësitë përreth, të ndihmuara edhe nga strukturat e bashkisë. Operacioni për izolimin dhe fikjen e zjarrit ka zgjatur rreth dy orë, duke shmangur përhapjen e flakëve drejt banesave të tjera apo bizneseve pranë rrugës nacionale.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa strukturat përgjegjëse kanë nisur hetimet për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për pakujdesi, sapo zjarrvënie të qëllimshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy