
Policia e Tiranës ka vënë në pranga gjashtë persona, nën akuzë për thyerje të rregullave anti-Covid dhe zhvillim i aktivitetit kriminal. Megjithëse vendi ynë ndodhet në kohë pandemie dhe me orë policore, kjo gjë nuk i ka penguar ata të bënin një festë duke thyer dhe rregullat dhe zhvilluar një aktivitet kriminal.
Burimet zyrtare të policisë bënë të ditur se në pranga përfunduan shtetasit A. H., 29 vjeç, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”; A. H., 48 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka shkelur masën e qëndrimit “Arrest në shtëpi”; A. H., 34 vjeç, për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”; A. K., 28 vjeç, E. S., 42 vjeç dhe F. Ll., 30 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
Shtetasi A. H., 34 vjeç, në kundërshtim me masat anti-covid, kishte përshtatur lokalin e tij për përdorim dhe konsumin të lëndëve narkotike, ku ishin të pranishëm shtetasit e tjerë lartpërmendur. Ngjarja ka ndodhur në një restorant peshku në zonën e kinostudios. Në bazë të informacioneve policia shkoi për kontroll në këtë lokal pasi ai qëndronte hapur tej orarit të lejuar.
Pas kontrollit rezultoi policia gjeti një sasi të vogël kokaine dhe kanabisi dhe njeri prej personave në tavoline kishte thyer masën e sigurisë arrest shtëpie.



