Me kanabis dhe armë të ftohta në automjet, pranga 32-vjeçarit në Durrës

Me kanabis dhe armë të ftohta në automjet, pranga 32-vjeçarit në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 32-vjeçar me iniciale E.A., pasi gjatë kontrollit në makinë iu gjetën dhjetëra doza me kanabis dhe armë të ftohta.

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar drogë, një shkop bejsbolli dhe një armë e ftohtë (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë: Durrës/Vijojnë kontrollet dhe operacionet “blic”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Me kanabis dhe armë të ftohta në automjet, evidentohet gjatë kontrolleve “blic” në kuadër të planit operacional të koduar “Terreni” dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

Sekuestrohen drogë, një shkop bejsbolli dhe një armë e ftohtë (thikë).

Shërbimet e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve “blic” të realizuara në të gjithë territorin e qarkut, bazuar dhe në detyrat e përcaktuara në planin operacional të koduar “Terreni”, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:

-E. A., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një shkop bejsbolli dhe një mjet prerës (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy