Akuzohen për plagosje, dhunë dhe kanosje/ Pesë persona në prangat e Policisë së Durrësit

Akuzohen për plagosje, dhunë dhe kanosje/ Pesë persona në prangat e Policisë së Durrësit

Policia e Durrësit ka arrestuar pesë persona të akuzuar për 5 vepra penale, si plagosje, kanosje, mbajtje e armëve të ftohta, dhunë fizike dhe psikologjike.

 

NJOFTIMI

Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin E. D., 38 vjeç, banues në lagjen nr.14 Durrës, pasi dyshohet se në gjendje të dehur, ka kanosur dhe lënduar lehtë me mjet prerës shtetasin G. N. 

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestuan në flagrancë shtetasit: 

A. H., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij;  

F. Sh., 38 vjeç, banues në lagjen nr.15, Durrës, sepse pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. S., 41 vjeç, dyshohet se i ka djegur qëllimisht varkën, e cila ishte ankoruar në breg të detit.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Postën e Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin M. D., 60 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke ndërtuar një objekt pa leje nga organet kompetente, si dhe ka kanosur pronarin e tokës ku po ndërtonte, shtetasin D. A.  

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin O. M., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy