Forcat e Armatosura kanë shpërndarë dhurata me rastin e festave të fundvitit për fëmijët e prekur nga tërmeti në Manzë.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka theksoi se Forcat e Armatosura dhuruan lodra dhe shumë dashur për fëmijët e prekur nga tërmeti. “Forcat e Armatosura pranë komunitetit në ditë të mira e të vështira!”-, nënvizohet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
“Efektivë të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes rikthyen buzëqeshjen në fytyrat e rreth 100 fëmijëve të prekur nga tërmeti në Manzë. Me rastin e Vitit të Ri, shpërndanë dhurata dhe shumë dashuri për fëmijët e zonës”, përfundoi ministrja Xhaçka.



