Mbyllet baxho në Gjirokastër, sekuestrohen 3200 kg djathë i bardhë (VIDEO)

Mbyllet baxho në Gjirokastër, sekuestrohen 3200 kg djathë i bardhë (VIDEO)

Këtë të hënë AKU, ka mbyllur një baxho në qytetin e Gjirokastrës, pasi produktet e qumështit dhe nënproduktet e tij, janë gjetur pa asnjë lloj etikete dhe në kushte tepër të rënda higjeno-sanitare. Subjekti në fjalë ushtronte aktivitetin e përpunimit të qumështit në kundërshtim me detyrimet ligjore.

Produktet mbaheshi në një frigorifer të mykosur, si dhe në temperaturë jashtë normave të lejuara. Ndaj këtij subjekti është vendosur gjobë 30 mijë lekë, si dhe janë marrë disa mostra për analiza. Nga baxho janë sekuestruar 400kg djathë kaçkavall, 3200 kg djathë i bardhë dhe 60 kg gjizë.

Disa produkte mbaheshin në fuçi të vogla në temperaturë ambienti, duke cënuar cilësinë e produktit. Kjo është baxhoja e dytë që bllokohet brenda pak ditësh, pasi më 16 gusht në qytetin e Shkodrës, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një baxho dhe sekuestroi 120 kg djathë me po të njëjtat shkelje si baxho më lart. Këto masa po ndërmerren për të ndaluar dhe ndëshkur çdo abuzues, që cënon sigurinë e konsumatorëve duke mos respektuar standardet e sigurisë ushqimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy