
Gjykata e Southwark Crown, ka shpallur fajtor një shtetas suedez për vrasjen e shqiptarit Flamur Beqiri. I akuzuari është Anis Fouad Hemissi, 24 vjeç, ndërsa dyshohet se vrau Flamur Beqirin në një pritë të mirë organizuar si pjesë e përshkallëzimit të dhunës midis dy rrjeteve kriminale rivale.
Autoritetet vendase kanë bërë të ditur se nga hetimet, ka rezultuar që Hemissi, ishte pjesë e një ekipi prej katër vrasësish të dërguar nga Suedia për të vrarë 36-vjeçarin, babanë e dy fëmijëve në prag të Krishtlindjeve në 2019. Flamur Beqiri i cili mbante edhe emrin Aleks u qëllua me armë zjarri në pragun e shtëpisë së tij në sy të gruas dhe fëmijës së mitur.
Prokurorja e lartë e Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës, Louise Attrill, tha se vrasja ishte pjesë e një “një rivaliteti kokë më kokë midis dy grupeve shumë të rëndësishme të krimit të organizuar”.



