Ka ndërruar jetë në spital 50-vjeçari i cili u rrëzua pak më parë nga skela e katit të dytë në Fier.
Bëhet me dije se 50-vjeçari B. D pasi u rrëzua ka shkuar në spital në gjendje të rëndë ku dhe ka ndërruar jetë.
Punëtori nuk u ka mbijetuar dot plagëve të rënda që ka marrë pasi ka rënë nga një lartësi e lartë.
Njoftimi i policisë
Sot rreth orës 11:30, në lagjen "11 Janari" Fier, shtetasi B. D., 50 vjeç, banues në Fier, duke punuar në banesën e shtetasit F. Y., ka rënë nga skela e katit te dytë.
Si pasojë e dëmtimeve të mara, shtetasi B. D ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



