Gazetari Artan Hoxha, komenton njoftimin e SPAK për vendosjen e një ministri në hetim dhe thotë se sytë do jenë te dera e SPAK, duke qenë mandati i katërt qeverisës i Partisë Socialiste.
Ai deklaroi për “MCN Live”, se janë disa ministra nën hetim por nuk dihet statusi i tyre, nëse janë nën hetim, nëse janë marrë të pandehur apo ju janë komunikuar akuzat.
Sipas tij, Bashkimi Europian po i kërkon SPAK gjykime dhe jo thjesht arrestime.
Nuk më rezulton një ministër, por disa ministra nën hetim. SPAK operon me njoftime shtypi kur ka veprime konkrete.
Nuk ka pse të pengohet puna e prokurorëve gjatë fushatës zgjedhore. Për sa kohë do kemi prokurori dhe gjykatë do të ketë zyrtarë nën hetim, se do jenë deputetë, apo ministra, do ketë.
Po ti numërosh tani janë nja 5 ministra të tjerë nën hetim. Kur komunikohen akuzat duhet të bëhen publike nga vetë SPAK që mos të kemi të bëjmë me spekulime. Se ata e kanë të qartë se për kë ministër ka hetim.
Ne thamë se Task Forca e SPAK do ndikonte në listën e kandidatëve. Por ata jo vetëm ishin në lista, por ishin në listën e mbyllur.
Dhe SPAK do ndjekë procedurën të shkojë në Kuvend të marrë leje pastaj të vijojë. Nuk është në ministër nën hetim, pro janë disa.
Por nuk e dimë statusin e tyre nëse janë nën hetim, janë marrë në cilësinë e të pandehurit, apo ju janë komunikuar akuzat.
Ne e dimë që kur duan ata del. Këtë pjesën e spekulimit nuk ka pse ta lejojë, kur ka dashur SPAK ka reaguar.
Me raportin e fundit të Bashkimit Europian, SPAK po i kërkohen gjykime, jo thjesht arrestime. Procesi duhet çuar përpara.
Mazhoranca dhe opozita duhet të ulen dhe diskutojnë për reformën në drejtësi, ajo që e mban reformën në këmbë ende është SPAK dhe GJKKO.
Korrupsioni dhe krimi në nivele të larta nuk është ulur. Vrasjet kanë rënë se kanë ikur.
Reforma duhet të ketë një konkluzion se ku po na çon.
Kemi çuar Ilir Metën dhe Erion Veliajn, pse vetëm për kaq u bë. Ku është pasuria e tyre? Nuk është kapur gjë.



