Tentoi kalimin e kufirit me pasaportë false, kapet mat në Muriqan

Tentoi kalimin e kufirit me pasaportë false, kapet mat në Muriqan

Një person ka përfunduar në prangat e policisë pasi ka tentuar kalimin e kufirit me dokumenta të falsifikuara. Mësohet se është arrestuar 28-vjeçari E. J., 28 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë.

Sipas uniformave blu bëhet me dije se ky shtetas është paraqitur në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, për të kaluar drejt Malit të Zi, me një pasaportë bullgare që nuk është njohur nga pajisjet elektronike që përdoren për verifikimin e dokumenteve.

Pas një kontrolli të imtësishëm në vijën e dytë rezultoi se pasaporta që ka paraqitur ky shtetas ishte e falsifikuar.

Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjet edhe pasaporta kosovare, me të cilën u bë i mundur identifikimi i tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy