Zbulohet magazinë droge në Korçë/ Sekuestrohet 195 kg kanabis, 4 në pranga dhe 1 në kërkim

Zbulohet magazinë droge në Korçë/ Sekuestrohet 195 kg kanabis, 4 në pranga dhe 1 në kërkim

Zbulohet një magazinë me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, ku thaheshin bimë narkotike dhe përgatitej lëndë narkotike për t’u shitur.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Voskopi”, katër persona janë arrestuar, 3 janë proceduar dhe një është shpallur në kërkim.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, gjatë kontrolleve intensive në territor dhe në ambiente të mbyllura, kanë siguruar informacion për përshtatjen e një ambienti për tharjen e bimëve narkotike dhe përgatitjen e lëndës narkotike për shitje.

Shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit policor të koduar "Voskopi", kanë ndërhyrë menjëherë në ambientet e magazinës në pronësi të shtetasit A. D., në fshatin Voskop, ku kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasit:  

Andon Demirshan, 43 vjeç, banues në fshatin Voskop, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe "Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike";  

Gentian Guri, 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, "Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" dhe "Falsifikimi i dokumenteve";

Anesti Burda, 43 vjeç, banues në fshatin Bulgarec dhe Redion Hamitaj, 35 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.  

Gjithashtu, në ambientet e magazinës, u kapën në flagrancë 3 shtetase për të cilat nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.  

Në vijim të hetimeve u identifikua si i përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe u shpall në kërkim shtetasi S. D., 38 vjeç, banues në fshatin Voskop.

Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën të kultivuara 2 bimë narkotike, si dhe sasi të vogla të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis. 

Vijon puna për kapjen e këtij shtetasi dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy