Fier / Një i ri zhvishet lakuriq dhe u sulet me thikë banorëve

Fier / Një i ri zhvishet lakuriq dhe u sulet me thikë banorëve

Një djalë i ri në Fier terrorizon banorët e zonës, zhvishet lakuriq dhe u sulet punonjësve të policisë për t’i goditur me thikë.

I dyshuari për ngjarjen është Eridjon Gjata, 32 vjeç, banues në lagjen “8 Shkurti”.

Ai akuzohet se gjatë së premtes, ka hedhur sende të banesës së tij në rrugën e lagjes “8 Shkurti” Fier duke krijuar zhurma shqetësuese.

Sipas policisë mësohet se Gjata ishte zhveshur lakuriq dhe ka bërë sjellje të papëlqyeshme në vende publike, ndërkohë që mbante një thikë në dorë.

Ndërkohë banorët e terrorizuar nga skena me të cilën u përballën, lajmëruan policinë.

Me mbërritjen e uniformave blu ai kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë duke tentuar t'i qëllojë me thikë, duke bërë që tentativat për të kapur të zgjasnin për thuajse një orë, për shkak të rrezikut.

Pas një sërë tentativash, Gjata u arrestua nga policia, ndërkohë që gjatë marrjes në pyetje i riu tha se kishte pirë dhe se është penduar për veprimet e tij.

Ndaj të dyshuarit vijojnë ende hetimet, ndërkoh që materialet i’u referuan Prokurorisë së Fierit për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kanosje”

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy