Një shqiptar u arrestua në Itali pasi u kap me 20 kg heroinë. Mediat italiane shkruajnë se në prangat e policisë ka rënë 30-vjeçari Feim Nure.
Ai shtetas është kapur me 20 kg heroinë dhe ishte pjesë e një rrjeti trafiku në zonën e Padovas.
Sipas policisë ai u arrestua jo shumë larg banesës së tij, në një vend ku kishte zgjedhur për të fshehur heroinën.
Vlera e drogë në treg llogaritet në 600 mijë euro, ndërsa nga kontrolli në banesë shqiptarit iu gjetën edhe 9500 euro, që u sekuestruan si provë materiale.



