Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, plagoset 45-vjeçari

Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, plagoset 45-vjeçari

Një aksident ka ndodhur pasditen e së premtes në aksin rrugor Vlorë-Orikum, ku një 41-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me një bordurë betoni. Si pasojë e përplasjes së furtë, është dëmtuar pasagjeri në mjet, shtetasi R. D., 45 vjeç. Ky i fundit është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha. Policia ka shoqëruar drejtuesin dhe po kryen të gjitha veprimet proceduriale. Njoftimi i policisë: Sot rreth orës 15:30, në aksin rrugor “Vlorë-Orikum”, shtetasi D. S., 41 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një bordurë prej betoni, në anë të rrugës. Nga përplasja, është dëmtuar pasagjeri në këtë automjet, shtetasi R. D., 45 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërkaq, drejtuesi i automjetit, shtetasi D. S. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy