Një operacion policor i forcave RENEA dhe FNSH është zhvilluar në bashkinë e Peqinit ditën e sotme.
Personi i arrestuar ka lidhje me ngjarjet e fundit kriminale në këtë qytet, ku vetëm para pak ditësh u vra pranë shtëpisë një shpërndarës droge, 39-vjeçari Emiljano Ramazani, i njohur ndryshe si "Rrahmani".
Paraprakisht mësohet se është shoqëruar një person, pronar i një pike makinash të përdorura në aksin Peqin-Rrogozhinë. I shoqëruari dyshohet se është përfshirë në ngjarjet e fundit në këtë qytet.
Sipas informacioneve mësohet se i shoqëruari është shtetasi me iniciale F.M. rreth 35 vjeç nga Peqini.



