
Dy persona janë arrestuar në Lezhë pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike dhe për posedim të armëve të zjarrit.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se gjatë kontrollit në banesë u gjetën dy armë zjarri, një radio marrëse si të policisë, kubikë me fara narkotike kanabis, llamba elektrike termale dhe pajisje të tjera që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.
Personat e arrestuar janë D.N 30-vjeç nga Thumana dhe K.Gj 21-vjeç nga Mirdita. Dy të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kultivonin në kubikë dhe në tokë fidanë narkotike kanabis.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në një ambient që këta shtetas kishin përshtatur për strehim u gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri automatikë, 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë dhe pajisje të ndryshme elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje".



