
Një kërcënim për bombë ka ardhur sot në adresën e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.
Policia e Kosovës rreth orës 12:00 ka pranuar informata për dyshime që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë.
Nga policia thonë se informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Objekti i Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, është rrethuar edhe nga njësitë anti-bombë.
Në vendin e ngjarjes ku pretendohet për bombë të mundeshe kanë rritur edhe njësitet anti -bombe të cilat janë duke e kontrolluar lokacionin.
Kujtojmë se edhe ditë më parë ishte dhënë një alarm për bombë, por që i njëjti më vonë kishte rezultuar i rrejshëm.



