Transportonin 7.8 kg kanabis me makinë, arrestohen dy persona në Kurbin

Transportonin 7.8 kg kanabis me makinë, arrestohen dy persona në Kurbin

Policia e Kurbinit në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Lezhë dhe forcat e posaçme “Shqiponja” ka finalizuar një operacionin policor të koduar “Skuraj”, ku u sekuestruan 7.8 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. Në pranga janë vënë dy persona.

Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në të gjithë qarkun Lezhë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se me një automjet po transportohej lëndë narkotike, shërbimet e Policisë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ‘Skuraj’. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve A. F., 36 vjeç, banues në Lezhë dhe F. M., 32 vjeç, banues në fshatin Skuraj, Kurbin”, njoftoi policia.

Në fshatin Skuraj, Kurbin, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe ndaluar automjetin e dyshuar tip “Benz”. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues shtetasin A. F., dhe pasagjer shtetasin F. M., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 7.8 kg lëndë të dyshuar kanabis sativa.

Në vijim të veprimeve është bërë bllokimi i mjetit dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve A. F., dhe F. M. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy