
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Krujë, ku një punëtor ndërtimi ka humbur jetën pas një kontakti me energjinë elektrike.
45-vjeçari Ylli Xhaferri, baba i tre fëmijëve, ishte duke punuar në ndërtimin e një banese private në fshatin Mazhë e Madhe kur ka pësuar aksidentin fatal.
Menjëherë pas incidentit, ai është dërguar në qendrën shëndetësore, por ka mbërritur pa shenja jete. Ende nuk dihet saktësisht se si ka ndodhur kontakti me energjinë elektrike, ndërkohë që autoritetet po hetojnë për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti tragjik.



